Telegrafi

AVB: Mourinho, më i miri i të gjitha kohërave

Boas kishte punuar si asistent i Mourinhos te Porto, Chelsea dhe Interi para se të fillojë karrierën e tij menaxheriale. Dhe ka nënvizuar rëndësinë e leksioneve që ka mësuar nga bashkëvendësi i tij,

“Mourinho është mbase trajneri më i mirë i të gjitha kohërave. Të punoj me Mourinhon ishte një përvojë unike. Është vështirë të gjesh dikë me aq shumë profesionalizëm përkushtim dhe njohuri për lojën”.

“Fatmirësisht, ai pa në mua një profesionist të mirë në studimin e ndeshjeve dhe kundërshtarëve. Ishte privilegj të punoj me të dhe të mësoj metodat e tij të trajnimit”, ka thënë Villas-Boas. /Telegrafi/