Telegrafi

AVB e dëshiron Hulk te Tottenhami

London Evening Standard shkruan se Villas-Boas dëshiron të ribashkohet me brazilianin Hulk, me të cilin punoi te Porto.

26-vjeçari u transferua te Zenit St Petersburg vetëm verën e kaluar, por ka kaluar një sezon jo për t’u lavdëruar te gjiganti rus.

Hulk mund të luajë si anësor dhe sulmues dhe ai do të ishte një zëvendësim ideal për Gareth Bale, nëse Spurs vendosin ta shndërrojnë në para uellsianin.

Spurs mund ta përshijnë edhe Emmanuel Adebayor në ofertë, pasi sulmuesi i Togos ka vuajtur që kur nënshkroi marrëveshje të përhershme me klubin londinez nga Manchester City verën e kaluar,dhe ka shënuar vetëm tre gola në ligë. /Telegrafi/