Telegrafi

AVB: Bale, lojtari më i mirë i vitit

Një gol i bukur nga afro 30 metra në minutën e fundit të takimit çoi në 15 golat e tij në Ligën Premier këtë sezon dhe ngriti klubin në pozitën e tretë të tabelës.

“Mendoj se ai është lojtari i vitit. Ai është një super talent, këtë sezon ne kemi parë një nivel tjetër nga ai, ai e bën diferencën në çdo ndeshje”.

“Ai është një talent i tmerrshëm dhe ka qenë në një nivel të tmerrshëm këtë sezon, me kualitet dhe motivim të jashtëzakonshëm”.

“Kur ju e shihni atë duke u përpjekur të bëjë atë që bëri sonte në minutën e fundit, kjo ilustron më së miri talentin që ai ka”, ka thënë Villas-Boas. /Telegrafi/