Telegrafi

AVAZ: Me OBRM-PDUKM do t’i avancojmë të drejtat e boshnjakëve në Maqedoni

Shoqata për Bashkimin e boshnjakëve në Republikën e Maqedonisë “Avaz” dje ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ‘Koalicioni për Maqedoni më të mirë’ e kryesuar nga OBRM-PDUKM për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Jemi të nderuar si OJQ, kemi mundësi për të avokuar të drejtat e boshnjakëve në Koalicion’, thonë nga ‘AVAZ…’

‘E fundit por jo më pak, ftojmë të gjithë ata që mendojnë mirë për vendin tonë të përbashkët të bashkohen me ne në vizionin tonë dhe qëllimin përfundimtar për një të nesërme më të mirë dhe prosperitet për të gjithë qytetarët në vend’, u tha në një deklaratë nga Avaz. /Telegrafi/