Site icon Telegrafi

Avantazhi i Trumpit në Pennsylvania tkurret në vetëm 90 mijë vota, nëse Biden fiton në Georgia mund të jetë demokrati i parë që nga viti 1992

Në Pennsylvania ku Donald Trump është duke udhëhequr me sa duket avantazhi i tij është duke u tkurrur çdo herë e më shumë, pasi raportohet se me vetëm 90 mijë vota është para kundër rivalit Joe Biden.

E në Georgia, Joe Biden ka arritur të ulë avantazhin e presidentit aktual në vetëm 9.525 vota apo më mirë thënë në një total prej 0.2%, transmeton Telegrafi.

Është e mundur që Biden të rrëmbej fitoren në Georgia, duke u bërë kështu Demokrati i parë që fiton këtë shtet që nga viti 1992.

Por gjithçka varet se sa shpejtë do të numërohen fletëvotimet dhe që mund t’i japin 270 votat elektorale Bidenit që do ta bënin president. /Telegrafi/

Exit mobile version