Site icon Telegrafi

Avancohet në detyrë prokurori që shpëtoi Sead Koçanin nga paraburgimi

Prokurori Aco Kolevski, i cili kërkoi që të anulohet paraburgimi i të arratisurit Sead Koçan pas çka ai u kthye nga arratia, zyrtarisht është emëruar anëtar në Këshillin e Prokurorëve Publik.

Kolevski dha betim solemn para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Ai përsëri deklaroi se nuk ka pasur asgjë të paligjshme në kërkesën e tij për Koçanin, edhe pse rastin para gjykatave e përfaqësonte dhe ende e përfaqëson PSP-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kolevski në Këshillin e Prokurorëve vjen në vend të kryeprokurorit të ri Ljubomir Joveski./Telegrafi/

Exit mobile version