Site icon Telegrafi

Avancimi i Shërbimeve Sociale – garantimi i zgjidhjeve afatgjate

Save the Children Kosova/o ka treguar progres pozitiv në ofrimin e shërbimeve sociale në mbarë Kosovën, duke fuqizuar individët që jetojnë në rrezik të lartë nga përjashtimi social dhe duke krijuar transformime afatgjate.

Nëpërmjet Skemës së Nën-Granteve, pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian ‘Përmirësimi i Ofrimit Të Shërbimeve Sociale Për Grupet Më Të Cenueshme Në Kosovë, Si Reagim Ndaj COVID-19, 47 organizata të licencuara janë mbështetur me më shumë se 2.7 milionë euro që nga viti 2021. Këto fonde kanë qenë të rëndësishme për të mbështetur vajzat, djemt, grat dhe burrat të cilët jetojnë në situata të cenueshme.

Përgjatë ofrimit të mbështetjes financiare, OJQ-të pjesë e Skemës, gjithashtu janë aftësuar për menaxhimin e projekteve, planifikimin e rrezikut dhe reagimin ndaj emergjencave. Për më tepër, ofruesit e shërbimeve kanë zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke siguruar qasje holistike në shërbimet e tyre. Kjo qasje shquhet për ndërlidhjen e mirëqenies fizike, psikologjike dhe sociale, duke siguruar që përfituesit të marrin mbështetje gjithëpërfshirëse të përshtatur për nevojat e tyre unike – deri më tani 9,137 Individë (1635 vajza, 1874 djem, 3769 gra dhe 1859 burra) kanë marrë shërbime të drejtpërdrejta sociale.

Duke punuar drejt një zgjidhje afatgjate për ofrimin e shërbimeve, angazhimi ynë shkon përtej ndihmës së drejtpërdrejtë. Ne po mbështesim nivelin lokal dhe qendror duke bashkëpunuar për të krijuar sisteme dhe mekanizma referimi që lehtësojnë ofrimin e përbashkët të shërbimeve sociale. Ne avokojmë dhe mbështesim avancimin dhe zbatimin e kornizës ligjore që mundëson ofrimin e qëndrueshëm të shërbimeve sociale.

Të bëjmë përpjekje për një të ardhme të sigurt për të gjithë.

Vizitoni info-sherbimesociale.org sot dhe mësoni më shumë.

 

Exit mobile version