Siç raporton Alsat, gjyqtarja në rastin Almir Aliu, Maja Denkoska, do të avancohet dhe do të gjykojë në Gjykatën e Apelit.
Pikërisht Gjykata e Apelit, për të cilën Denkoska pretendon, në janar e ktheu përsëri rishqyrtimin e rastit të Almir Aliut, që ajo e udhëhoqi. Edhe në rigjykim, ajo solli të njëjtin vendim. Në konkursin e hapur për gjashtë gjykatës janë paraqitur emra të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç Maja Denkovksës, në pjesën e penales konkurrojnë Olja Rustova Nga Penale e Shkupit, gjykatësi penal nga Tetova, Betim Jahja dhe Gabriela Gajdov nga Gjykata Themelore në Veles.
Nga gjykatësit që gjykonin çështjet civile në Gjykatën e Apelit kanë konkurruar Aleksandar Shopov, kryetar në Gjykatën Themelore të Velesit, Snezhana Maneva, kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë dhe Artan Limani, gjykatës për lëndë civile në Shkup.
Këshilli Gjyqësor ende nuk ka marrë vendim për shkak prioritet ishte suspendimi i ish kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, i cili dyshohet për keqpërdorim të sistemit AKMIS. Jo zyrtarisht, përkatësisht pas pushieve, pritet të zyrtarizohen emërimet e reja në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/