Telegrafi

Ava Max vazhdon të shënojë shifra të larta dëgjimesh në Spotify

Ava Max (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for MTV/Guliver)

Artistja shqiptare, Ava Max, e cila po bën bujë në rrafshin ndërkombëtar, po vazhdon të shënojë suksese të shumta.

Muajin e kaluar, ajo solli këngën e re “Torn”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

Ndërkohë, sukses të madh vazhdojnë të shënojnë edhe dy këngët tjera të saj “Sweet but Psycho” dhe “So am I”, të cilat e ngritën famën e këngëtares shqiptare në një nivel tjetër.

Së fundmi, Ava Max, ka publikuar në InstaStory një shikim të statistikave të këngëve të saj në platformën më të madhe të muzikës, “Spotify”.

Ava Max (Foto: Bryan Bedder/Getty Images/Guliver)

Ajo ka grumbulluar rreth 19.162.030 dëgjime, duke u ndjerë kështu krenare për këtë arritje të saj.

“Ëndrrat mund të bëhen realitet në një vit, mirë ndoshta në një dekadë por kush është duke i numëruar”, ka shkruar këngëtarja me prejardhje nga Saranda në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/InstaStory