Telegrafi

Ava Max tregon ritualin e saj para shfaqjeve: Lutem dhe bëj simbolin e kryqit

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, tash e katër vite gëzon një sukses ndërkombëtar falë debutimit të saj të fuqishëm në muzikë me hitin “Sweet but Psycho”.

Artistja me origjinë nga Shqipëria, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, iu është përgjigjur së fundmi 22 pyetjeve nga kanali MTV, në një rubrikë të quajtur ‘22 Questions for the 2022 Video Music Awards’.

Mes të tjerash, 28-vjeçarja u pyet për ritualin e saj të përhershëm para se të ngjitet në skenë, për para çdo performance.

“Rituali im para shfaqjes duhet të jetë pak a shumë si: Unë bëj një lutje të vogël në kokën time dhe bëj simbolin e kryqit”, ka treguar shqiptarja e famshme.

Ava Max ka origjinë nga Shqipëria, më saktësisht nga Saranda dhe i përket një familje të besimit katolik.

Lexo po ashtu Ava Max sjell të tjera fotografi tërheqëse nga paraqitja e saj në MTV Video Music Awards 2022

Por edhe pse ka prejardhje shqiptare, ajo është rritur në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fatkeqësisht nuk ka pasur kurrë rastin të vizitojë vendin e saj të origjinës.

Ava Max (Foto: Just Jared)

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fund të vitit 2020, Ava Max kishte premtuar se një ditë të vizitonte Shqipërinë dhe Kosovë, sa më shpejt të ishte e mundur.

“Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, kishte thënë interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” për Telegrafin.

Lexo po ashtu Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri

Ava Max përndryshe ua ka prezantuar së fundi fansave projektin e saj më të ri muzikor me titull “Million Dollar Baby”. /Telegrafi/