Ava Max pësoi rënie të flokëve pasi u inektua me virusin COVID-19.
Këngëtarja e hitit “Sweet But Psycho” tregoi se flokët e saj kanë filluar t’i rriten përsëri, pasi “humbi shumë prej tyre” kur u sëmur nga virusi vitin e kaluar.
Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes rrjetit social Instagram, shkruan BradforDera.
“Gjithashtu shumë e lumtur që flokët po më rriten përsëri. Kam humbur shumë flokë kur pata COVID vitin e kaluar”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e një videoje në InstaStory.
Akademia Amerikane e Dermatologjisë konfirmoi se rënia e flokëve është një efekt anësor i pazakontë i shkaktuar nga ethet nga coronavirusi.
Ylli 27-vjeçar i muzikës pop gjithashtu kujtoi në një intervistë të fundit se kishte vuajtur nga një mosfunksionim i sikletshëm i garderobës kur i doli “maja e gjoksit” gjatë një shfaqjeje.
Ava nuk tregoi se kur ndodhi momenti i sikletshëm, por zbuloi se “nuk e kuptoi” në fillim.
E pyetur për eksperiencën e saj “më të turpshme” në skenë, ajo tha: “Më doli maja e gjoksit! Nuk do t’ju tregoj se cili shfaqje”.
“Kishte dy shtresa, por pjesa e sipërme e rrjetës poshtë nuk kishte sytjena, shiko. Por më pas ajo sipër – është si një rrip – dhe u këput! Nuk e kuptova derisa shikova poshtë, dhe thashë: “Oh, maja e gjoksit”, tregoi artistja me origjinë nga Shqipëria. /Telegrafi/