Telegrafi

Ava Max thotë se babai i saj ka ndikuar në arritjet e këngëtares

Ava Max/Foto: Instagram

Amarda Toçi e njohur si Ava Max është njëra nga artistet shqiptare që këtë vit u bë sensacion në tregun ndërkombëtar.

Biondja deri më tani ka publikuar projekte të shumta, por “Sweet but Psycho” dhe “So Am I”, janë dy projektet që i sollën suksese të mëdha në karrierë, duke pushtuar çdo platformë muzikore.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), 25-vjeçarja tregon se babai i saj ka ndikuar në arritjet e këngëtares.

“Babai im gjithmonë thotë, mënyra e vetme për të njohur të ardhmen, është të punosh për të. Asgjë nuk ishte e lehtë për mua, por në rregull kjo më ka bërë më të fortë”, ka shkruar këngëtarja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ava Max

Ajo javë më parë lansoi dy projekte të reja “Blood, Sweat & Tears” dhe “Freaking Me Out”, por pa videoklip.

Ndërkohë që, Ava ka nisur xhirimet e klipit “Torn” dhe pritet që të prezantohet së shpejti para fansave. /Telegrafi/