Site icon Telegrafi

Ava Max thekson gjoksin në bluzën gati transparente

Foto: Ava Max/Instagram

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Ava Max, ditë më parë bëri një ndryshim drastik në pamje.

Ajo i ktheu flokët e saj nga bionde në brune të theksuar, duke ndryshuar kështu tërësisht nga paraqitjet e zakonshme.

Ndërkohë, 26-vjeçarja vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Ava Max publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku dukej mjaft provokuese e veshur me një bluzë të zezë me material gati transparent.

Lexo po ashtu Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri

Ajo ka theksuar gjoksin e saj të formësuar, ndërsa është komplimentuar nga fansat për dukjen tërheqëse.

“Të kthehem në bionde nesër?”, ka pyetur bukuroshja shqiptare fansat e saj në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ava Max përndryshe tregoi në një intervistë ekskluzive për Telegrafin këtë fillim-vit se ka shumë planet gjatë këtij viti, ku njëra ndër to është dëshira për të shkelur për herë të parë në atdheun e saj, Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version