Telegrafi

Ava Max sjell të tjera fotografi tërheqëse nga paraqitja e saj në MTV Video Music Awards 2022

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, mori pjesë së fundmi në MTV Video Music Awards 2022.

Ajo u paraqit në tapetin e kuq e veshur me një fustan dy-pjesësh të materialit saten, ku është dukur mjaft bukur dhe joshëse.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja nga paraqitja e saj në këtë event.

Foto: Ava Max/Instagram

Ajo i ndau imazhet me 2.7 milionë ndjekësit e saj në këtë platformë, ku komplimentet e shumta nga fansat nuk munguan.

Lexo po ashtu Bebe Rexha mahnit me dukjen elegante në MTV Video Music Awards 2022

E njëjta ka paralajmëruar se më datë 1 shtator do të sjellë në treg këngën e saj “Million Dollar Baby”.

Foto: Ava Max/Instagram

Shqiptarja e sukseseve të shumta ndërkombëtare gjithashtu është në përfundim e sipër të albumit të saj të dytë, që do të jetë i gatshëm shumë shpejt për fansat. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/Instagram

 

Foto: Ava Max/Instagram

 

Foto: Ava Max/Instagram

 

Foto: Ava Max/Instagram