Telegrafi

Ava Max sjell fotografi provokuese para pasqyrës

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja e re shqiptare e cila po bën famë në rrafshin ndërkombëtar, Ava Max, ka filluar tashmë të bëhet një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me fansat shpesh herë fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, përmes së cilave rrëmben vëmendjen e fansave.

Së fundmi, këngëtarja nga Saranda duke dashur të marrë një pozë paksa më provokuese para pasqyrës, ka arritur që të marrë vëmendjen e ndjekësve me fotografinë e fundit.

Teksa pozonte me barkun jashtë, Ava Max ka ulu pantallonat me njërën dorë, duke bërë kështu imazhin e saj më provokues.

Në mbishkrimin e fotografisë, shqiptarja shkruan se nuk mund të presë deri sa të vijë koha e plazhit, për të vënë në dukje linjat e saj.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit, “So am I”, që është pritur mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/