Telegrafi

Ava Max si një super heroinë në MTV Video Music Awards 2019

Këngëtarja e re shqiptare që po bën emër nëpër botë, Ava Max, është paraqitur për herë të parë në ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards.

Duke qenë se ishte e nominuar për çmimin “Artistja e re më e mirë”, Ava Max nu kkishte se si të mungonte në këtë ngjarje kaq të rëndësishme të muzikës, që këtë vit u mbajt në New Jersey.

Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ajo është shfaqur në tapetin e kuq të eventit, e veshur si njëheroinë, që rëndom na ndodh ta shohim në filmat me superheronj.

Lexo po ashtu Bebe Rexha i bën krenarë shqiptarët, shpërblehet me çmim në MTV Video Music Awards 2019

E veshur me një kostum gri dhe pelerinë të kuqe, Ava Max bëri që vëmendje e të gjithëve për një çast të kthehet nga ajo.

Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Megjithëse DailyMail e renditi ndër veshjet më të këqija të mbrëmjes, shqiptarja Ava Max bëri për vete publikun edhe me një nga paraqitjet esaj në këndim gjatë mbrëmjes.

Viti 2019 ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për këngëtaren shqiptare me prejardhje nga Saranda, e cila ka nxjerr deri më tani në treg tri këngë shumë të suksesshme dhe të pëlqyera nga publiku, ‘Sweet but psycho”, “So am I’ dhe “Torn”.

Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Kësaj të fundit, shqiptarja ia ka realizuar edhe klipin, të cilin ka paralajmëruar se do ta publikojë të martën. /Telegrafi/

Më poshtë mund të shihni imazhe të tjera nga paraqitja e Ava Max në MTV Video Music Awards 2019:

Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)