Spektakli i madh MTV Video Music Awards 2020 do të mbahet muajin e ardhshëm në New York.
Ngjarja e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve edhe këtë vit do të shpërblejë shumë artistë ndërkombëtarë me çmime në dhjetëra kategori muzikore.
Vitin e kaluar kishte tri këngëtare shqiptare të nominuara në MTV VMA: Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.
Kjo e fundit ka arritur të nominohet edhe sivjet në një nga kategoritë e spektaklit, atë për “artistin më depërtues të vitit”.
MTV VMA 2020 ende nuk e ka shpallur të plotë listën e nominimeve, megjithatë ka bërë të ditur vetëm listën e artistëve të rinj të nominuar për çmimin “Depërtimi i vitit” në tregun muzikor.
Kjo është lista me artistët që konkurrojnë në këtë kategori:
Aj Mitchell
Arizona Zervas
Ava Max
Benee
Brockhampton
Conan Gray
Doja Cat
Finneas
Jack Harlow
Kiana Lede
Lewis Capaldi
Lil Tecca
Pop Smoke
Roddy Ricch
Summer Walker
Tate Mcrae
Youngblud
E lumtur për këtë nominim, shqiptarja Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ka kërkuar votën e fansave të saj përmes një postimi të bërë një rrjetin social Instagarm.
“Kjo është çmenduri. Faleminderit VMA”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën ajo shfaqej me mbishkrimin “Votoni për mua për çmimin ‘Depërtimi i vitit’”.
Deri më tani janë dy shqiptare në historinë e MTV VMA që kanë fituar nga një çmim të kësaj ngjarje, që për ka rëndësia është ngjarja e dytë më e madhe e ndarjes së çmimeve në botë, pas “Grammy Awards”.
Ishte e para Rita Ora ajo e cila në vitin 2018 fitoi çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në MTV VMA për këngën “Lonely together” në bashkëpunim me Aviciin.
Një vit më pas, këtë çmim e fitoi artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers. /Telegrafi/