Site icon Telegrafi

Ava Max shpërndan në rrjetet sociale pamje të plazheve të bukura të Shqipërisë: Dua të jem atje tani

Ava Max (Foto: MICHAEL TRAN/AFP via Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, i ka bërë krenarët shqiptarë kudo anë e mbanë globit me sukseset e saj.

Ajo është e ndjekur nga mbi 3.2 milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” ka rishpërndarë me ndjekësit e saj të shumtë në InstaStory disa fotografi të plazheve të bukura të Shqipërisë, ku ka shprehur dëshirën për të qenë në shtetin amë.

Lexo po ashtu Bebe Rexha dhe Ava Max 'elektrizuan' publikun në Rumani, duke kënduar para mijëra fansave në 'Untold Festival'

“Dua të jem në Shqipëri në këtë moment”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e këtij postimi në InstaStory.

Foto: Ava Max/InstaStory

Përkundër faktit se ka origjinë shqiptare, artistja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, nuk ka qenë kurrë për vizitë në Shqipëri.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin të dhënë para dy vitesh, Ava Max kishte folur për dëshirën e madhe për ta vizituar vendin e saj.

“Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, kishte thënë Ava Max për Telegrafin.

Lexo po ashtu Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri

Këngëtarja me renome botërore përndryshe ka qenë shumë e angazhuar këtë vit me prurje të reja muzikore dhe turne në mbarë botën. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Kristy Sparow/Getty Images)
Exit mobile version