Site icon Telegrafi

Ava Max publikon klipin e këngës “Torn”, vjen me paraqitje të veçantë si një super heroinë

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, javën e kaluar publikoi këngën e saj më të re “Torn”.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku ndërkombëtar, duke e cilësuar këngëtaren shqiptare si një artiste që po e rikthen “pop”-in e pastër.

Së fundmi, Ava Max ia realizoi edhe klipin kësaj kënge, të cilin tashmë e ka publikuar në kanalin YouTube.

Foto: Ava Max/Instagram

Në klipin e këngës “Torn”, ajo vjen mjaft e veçantë në performancë, e veshur si një super heroinë me pelerinë të kuqe.

Lexo po ashtu Ava Max si një super heroinë në MTV Video Music Awards 2019

Në disa prej skenave gjithashtu nuk mungojnë performanca nga balerinë profesionistë, të cilët shoqërojnë artisten në këtë video.

Ava Max përndryshe pati një paraqitje mjaft të shkëlqyer në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards.

Ndonëse ishte e nominuar për çmimin “Artistja e re më e mirë”, shqiptarja nuk ka arritur të shpërblehet me këtë çmim, i cili u fitua nga Billie Eilish. /Telegrafi/

Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version