Telegrafi

Ava Max publikon këngën e re “Who’s Laughing Now”, vjen e veçantë në klip

Ava Max (Foto: YouTube)

Artistja shqiptare e cila po bën emër në tregun ndërkombëtar, Ava Max, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Who’s Laughing Now” mban titullin kënga e re e saj që në shqip do të thotë “Kush është duke qeshur tani”.

Biondja, e cila ka rrëmbyer vëmendjen tash e disa vite, e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale këngën e re.

Ava Max (Foto: YouTube)

Përveç në YouTube, projekti është publikuar edhe në platformat e tjera muzikore përfshirë këtu Spotify, Deezer etj.

Lexo po ashtu Ava Max më në fund paralajmëron albumin debutues, "Heaven and Hell" vjen më 18 shtator

Amanda Koci (emri i vërtetë i këngëtares) vjen e veçantë në videoklip dhe shfaqet në tri stile të ndryshme flokësh.

Ky projekt duket të jetë pjesë e albumit debutues të Ava “Heaven and hell”, i cili do të lansohet në shtator.

E njëjta dje prezantoi kopertinën e albumit të ri ku mes tjerash shtoi: “Unë kam qenë duke ëndërruar për këtë ditë për kaq shumë kohë dhe jam aq e emocionuar të ju njoftoj se albumi im debutues do të publikohet më 18 shtator! Ju keni qenë atje për mua në çdo hap të udhëtimit tim dhe unë nuk mund të pres që t’i ndaj këto këngë me ju. Zemra ime mund të shpërthejë…këto këngë së shpejti do të jenë tuajat. Para-blerjen e labumit mund ta bëni nga nesër! Ju dua shumë të gjithëve”. /Telegrafi/