Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Naked” titullohet kënga e saj e re, e cila përkthyer në shqip do të thotë “e zhveshur”.
Kënga është pjesë e albumit të saj më të ri “Heaven and Hell”, i cili gjithashtu është publikuar sot (e premte).
Ky është albumi i parë i Ava Max në karrierën e saj, që nga debutimi i fuqishëm që pati në vitin 2018.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare është shprehur se ka punuar shumë për këtë album dhe se është e lumtur që më në fund fansat kanë mundësinë ta kenë atë në duart e tyre.
“Naked” është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft provokues, në të cilin shqiptarja ka bërë një performancë mjaft atraktive, teksa ka vënë në pah linjat e saj trupore.
Regjisore e klipit është HannahLux Davis. /Telegrafi/