Telegrafi

Ava Max publikon këngën e re “On Me”, kolona zanore e filmit më të ri të “Scooby Doo”

Foto: Ava Max/YouTube

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“On Me” mban titullin kënga e saj e re, e cila vjen në bashkëpunim me emrat e famshëm Thomas Rhett dhe Kane Brown.

Kënga është kolonza zanore e filmit më të ri të animuar të sagës Scooby Doo, të quajtur “Scoob!”.

Thomas Rhett, Ava Max dhe Kane Brown (Foto: Ava Max/YouTube)

Ky projekt muzikor shënon një tjetër ngjitje të rëndësishme në karrierën e artistes me prejardhje nga Shqipëria, e cila tashmë është një emër i njohur në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Përndryshe, filmi i ri “Scoob!” sjell historinë e qenushit të famshëm Scooby Doo me mënyrën se si ai u njoh me shokun e jetës, Shaggy, dhe se si më pas ata u takuan për herë të parë me detektivët tjerë: Fred, Velma dhe Daphne për të formuar grupin “Mystery Inc”. Më vonë, Scooby Doo dhe banda mësojnë se Scooby ka një sekret në trashëgimi dhe një fat epik.

Ashtu si shumë kolegë të saj, edhe Ava Max është detyruar të ndërpresë thuajse të gjitha aktivitetet e saj muzikore muajve të fundit, shkaku i pandemisë globale, coronavirus. /Telegrafi/