Këngëtarja e re shqiptare e cila po bën famë ndërkombëtare, Ava Max, ka filluar kohëve të fundit të jetë mjaft e përfolur.
Në një fotografi të ndarë me ndjekësit e saj së fundmi në rrjetin social Instagram, 24-vjeçarja i ka provokuar fansat e saj me një imazh ku shfaqet mjaft e ekspozuar.
Ajo ka pozuar ‘topless’ para pasqyrës, ndërsa mbante të mbuluar gjoksin me dorë.
Duke vënë në pah linjat atraktive dhe pamjen e saj ëngjëllore, Ava Max bëri që e gjithë vëmendja e ndjekësve të saj të kthehet nga ajo.
Përndryshe, shqiptarja Ava Max ndiqet tashmë nga mbi 730 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram.
Ajo arriti sukses të madh ditëve të fundit, duke u nominuar në kategorinë “Artistja e re më e mirë” në MTV Video Music Awards. /Telegrafi/