Ka pak ditë që shqiptarja e famshme, Ava Max, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Torn”.
Kënga dhe klipi i saj i ri janë pritur shumë mirë dhe në vetëm pak kohë ka arritur një numër të madh shikimesh në të gjitha platformat muzikore ku është lansuar.
Ava Max tashmë është një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, 24-vjeçarja ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft provokuese në veshje transparente.
Ajo ka vënë në pah figurën e saj trupore, në veçanti gjoksin dhe të pasmet e saj.
“Kthim prapa në xhirimet e “Torn” në Milan! Nuk kisha fjetur për 30 orë…ndjehesha pak e çmendur”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, “Torn” i pason sukseseve që shënuan dy projektet tjera muzikore “So am I” dhe “Sweet but psycho”. /Telegrafi/