Ka pak ditë që shqiptarja e re që po bën emër nëpër botë, Ava Max, ka publikuar këngën e saj më të re, “Torn”.
Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, teksa në pak ditë ajo do të publikojë edhe klipin, xhirimet e të cilit i ka kryer së fundmi.
Ava Max ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga xhirimet, ku shfaqet brenda një veture teksa pret rripin e sigurisë.
Kjo duket të jetë një prej skenave “më të rrezikshme” të klipit, fabula e të cilit është fjala “e çarë”.
“Hakmarrja është një pjatë që shërbehet më së miri … këtë të martë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur edhe datën e publikimit.
Përndryshe, ajo të hënën do të performojë për herë të parë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, që sivjet do të mbahet në New Jersey.
Ajo publikoi në Instagram një video gjatë përgatitjeve, ku duket se është shumë e entuziazmuar për performancën e saj në këtë spektakël.
Njëherësh, Ava Max konkurron për çmimin “Artistja e re më e mirë”, dhe pret që të shpërblehet me këtë trofe të MTV VMA. /Telegrafi/