Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ditë më parë festoi një tjetër arritje të suksesshme.
Ajo u nominua për të dytin vit radhazi për çmimin “Depërtimi i vitit” në ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve në Amerikë, MTV Video Music Awards 2020.
Ndërkohë, 26-vjeçarja nuk po ndalet së punuari në këngë të reja për tregun e huaj.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan thuajse çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, shqiptarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi mjaft provokuese të realizuar së fundmi.
Ava Max dukej mjaft atraktive me një xhaketë të markës ‘Burberry’, teksa pozonte pa reçipeta dhe me dekoltenë e hapur.
Ajo ngacmoi imagjinatën e fansave me këtë paraqitje provokuese, teksa në mbishkrimi ne saj bënte të ditur se kanë ngelur vetëm edhe dy ditë nga publikimi i këngës së saj të re. /Telegrafi/