Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, 27-vjeçarja ka shprehur mbështetjen e saj për komunitetin LGBTI, me rastin e muajit qershor, që ndryshe njihet si muaji i krenarisë, dedikuar këtij komuniteti.
Këtë ajo e ka bërë në sajë të një fotografie të publikuar në InstaStory, ku bëhet fjalë për një imazh të ripërpunuar nga fansat, që e shfaqë artisten të veshur në ngjyrat e ylberit.
“E dua këtë! Muaji i krenarisë”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e fotografisë.
Artistja me origjinë nga Shqipëria përndryshe është duke vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj debutues në tregun ndërkombëtar, “Heaven and Hell”, të cilin e publikoi në muajin shtator.
Përndryshe, pak kohë më parë ajo solli baladën “EveryTime I Cry”, që është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/