Telegrafi

Ava Max poston një video të shkurtër të projektit të ri – teksa këndon ‘live’ shoqëruar me piano

Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max është drejt finalizimit të një projekti të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vet 28-vjeçarja në disa postime në rrjetet sociale, teksa ndau edhe një video të shkurtër.

Amanda Koci (emri i plotë) postoi një pjesë nga kënga e re teksa shihet duke performuar ‘live’ ndërsa e shoqëron edhe me piano.


“Maybe you’re the problem”, ka shkruar Ava në mbishkrimin e videos duke mos dhënë më shumë detaje.

Lexo po ashtu Ava Max sjell fotografi tërheqëse për fansat, si rrallë herë shkruan në shqip përshkrimin e tyre në Instagram

Postimi i krijueses së hitit “So Am I” u pasua nga komente të shumta nga ana e fansave që u shprehen entuziast për projektin e ri të këngëtares.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Avës është “The Motto” që erdhi në bashkëpunim me DJ Tiësto. /Telegrafi/