Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, duket se është lodhur nga situata jo-normale që ka shkaktuar COVID-19 që prej më shumë se një viti.
Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi të shkëputur nga xhirimet e klipit “OMG What’s Happening”.
Në mbishkrimin e kësaj fotografia, artistja shkruan se mezi pret që bota të kthehet në normalitet.
“Duke numëruar ditët deri në momentin kur bota të ndjehet normale sërish”, ka shkruar shqiptarja në Instagram.
Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Telegrafin, artistja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, kishte folur për vështirësitë e saj në vitin 2020.
“2020 ishte padyshim një vit i vështirë për mua, por unë jam ende tepër me fat. Pavarësisht nga pandemia, unë ende mund të bëja shumë gjëra dhe të qëndroja e lidhur me botën përmes muzikës time. Unë isha në gjendje të punoja vazhdimisht, që është më shumë sesa shumë njerëz mund të thonë, kështu që ndjehem e përulur dhe me fat që jam në gjendje të vazhdoj të bëj atë që bëj unë”, ka thënë ndër të tjerash ajo.
Ava Max përndryshe është duke vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj debutues “Heaven“and Hell”, të cilin e publikoi në shtator. /Telegrafi/