Site icon Telegrafi

Ava Max: Planifikoja të vizitoja Shqipërinë për herë të parë gjatë vitit 2020, por pandemia prishi gjithçka

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka prejardhjen nga një fshat i vogël i Shqipërisë, por nuk ka qenë kurrë atje.

Ndonëse është rritur në frymën e dy prindërve shqiptarë dhe me kulturë tradicionale, ajo nuk ka pasur fatin kurrë që të shkelë në tokën shqiptare.

E mesa duket plani i saj për të ardhur për herë të parë në shtetin amë ishte bërë në vitin 2020, por pandemia globale COVID-19 shkatërroi gjithçka – kështu së paku bëri të ditur vet artistja në një intervistë të fundit për Telegrafin.

Lexo po ashtu Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri

“Megjithatë, 2020 ishte shumë më ndryshe nga se kam pritur të ishte. Isha gati të udhëtoja, do të bëja turneun tim të parë dhe, më e rëndësishmja, do të kthehesha në Shqipëri (premtoj se do të jem atje së shpejti). Jeta ime gjatë vitit 2020 ishte kryesisht komunikim me ‘zoom’ – shumë komunikim me ‘zoom’. Të gjitha vendet ku isha gati të isha personalisht tani po flisja gjithashtu por përmes kompjuterit”, tha Ava Max për Telegrafin.

26-vjeçarja e theksoi fare mirë se ka në plan që ta vizitojë Shqipërinë në një të ardhme të afërt, sapo t’i jepet mundësia.

“Po, po dhe po! Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, ka thënë interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho”.

E njëjta gjithashtu theksoi se krenarinë për prejardhjen e saj e ka nga edukata familjare, pasi është rritur nën frymën patriotike, ani pse gjithmonë ka jetuar jashtë vendit.

“Ka shumë femra të forta në muzikë që po marrin vëmendjen – të gjitha nga Shqipëria. Njerëzit vazhdojnë të pyesin, “çfarë ka në ujë atje?” hahaha, kjo më bën të buzëqesh. Në ditën dhe epokën e sotme, është e rëndësishme t’i pranoni diferencat dhe prejardhjen. Mamaja ime gjithmonë thoshte se nuk mund ta dini se ku po shkoni pa e ditur se ku keni qenë”, ka thënë artistja me rrënjë shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version