Tashmë talenti i këngëtareve shqiptare gjithnjë e më tepër po promovohet në shumë emisione televizive amerikane.
Pos Rita Orës, Dua Lipës, e Bebe Rexhës, edhe Ava Max tashmë ka filluar të bëhet e njohur përtej oqeanit Atlantik.
Këngëtarja sonte do të performojë në një prej emisioneve më të shikuara televizive në SHBA – “The Ellen Show”.
Kështu ka bërë të ditur biondina përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka treguar se do të këndojë këngën “Sweet but pyscho”.
Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, ka lindur në Amerikë nga dy prindër shqiptarë me origjinë nga Saranda. /Telegrafi/