Ajo tashmë renditet në rangun e artisteve shqiptare më të famshme nëpër botë.
Ava Max, së fundmi ishte e ftuar në emisionin e famshëm të Jimmy Kimmel, ku ka peformuar hitin e saj më të fundit “So am I”.
Bukuroshja shqiptare ka interpretuar live para miliona spektatorëve, ndërsa ka interpretuar me korrektësi këngën e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=dkb3OZPwtFQ
Performanca e shqiptares nga Saranda është publikuar tashmë edhe në kanalin YouTube, duke marrë mijëra shikime në pak orë.
Ava Max përndryshe është e nominuar për çmimin “Artistja e re më e mirë” në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards. /Telegrafi/