Telegrafi

Ava Max me perfomancë fantastike në një ndër emisionet më të shikuara amerikane, “Ellen Show”

Ava Max është edhe një artiste tjetër shqiptare që ka nisur të shkëlqej në arenën ndërkombëtare muzikore.

Gjersa kënga e saj po vazhdon të ngjitet në Billboard Hot 100, artistja është shfaqur në skenën e moderatores, Ellen DeGeneres.

“Sweet But Psycho” është kënga e fundit e bukuroshes sonë, ku së fundi ka pasur një paraqitje fantastike në një prej shout më të ndjekur në SHBA.

Ajo ishte e veshur në të zeza dhe duket mjaft joshëse gjersa performancën e duartrokitën gjatë të pranishmit në emision “The Ellen Show”.

Theksojmë kënga deri më tani është shikuar mbi 257 milionë herë në platformën YouTube.

Ndryshe, artistja që në realitet quhet Amanda Koçi, ka lindur në Amerikë nga dy prindër shqiptarë me origjinë nga Saranda. /Telegrafi/