Telegrafi

Ava Max nesër lanson klipin e këngës “OMG What’s happening”

Ava Max (Foto: Instagram)

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është duke shijuar suksese të mëdha në fushën e saj.

Muajin e kaluar ajo hodhi në treg albumin e parë debutues, i cili mban titullin “Heaven and Hell”.

Në kuadër të albumit të ri, biondja së fundmi njoftoi se do të lansojë me klip njërën prej këngëve të quajtur “OMG what’s happening”.

E njëjta ka ndarë një video të shkurtër në Instagram, përmes të cilës tregon se nesër lansohet videoklipi i ri.

“OMG what’s happening, nesër”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar një orë të saktë të publikimit të këngës.

Lexo po ashtu Albumi i Ava Max renditet si albumi i tretë më i dëgjuar i një artisteje femër sivjet në Spotify

Reagimet e fansave ishin të shumtë, të cilët duket se mezi po presin për këtë prurje të 26 vjeçares.

“Heaven and Hell” ndërkohë është bërë albumi i tretë më i dëgjuar nga një artiste femër në platformën e njohur Spotify. /Telegrafi/