Site icon Telegrafi

Ava Max në mënyrë të veçantë paralajmëron video projektet e reja muzikore

Amarda Toçi është një ndër këngëtaret shqiptare që këtë vit është shndërruar në një sensacion muzikor ndërkombëtar.

E njohur më mirë me emrin artistik, Ava Max, e cila është mjaft e përfolur për këngët që po sjell dhe imazhet e ndryshme.

Këngëtarja 24-vjeçare ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell dy këngë të reja para publikut dhe fansave të saja.

Kështu së paku ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram bukuroshja jonë dhe ka treguar kohën se kur do t’i publikojë.

“Dy këngë në dy ditë e ardhshme. A jeni gati?”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale teksa po vazhdon të mbajë koncerte anembanë globit të tokës.

Ndryshe, ajo arriti sukses të madh ditëve të fundit, duke u nominuar në kategorinë “Artistja e re më e mirë” në MTV Video Music Awards. /Telegrafi/

Exit mobile version