Site icon Telegrafi

Ava Max më në fund paralajmëron albumin debutues, “Heaven and Hell” vjen më 18 shtator

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Ava Max, numëron tashmë një numër të madh këngësh të suksesshme në tregun e huaj.

Ajo rangohet përkrah artisteve të famshme shqiptare: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, të cilat kanë arritur të njëjtin sukses jashtë kufijve.

Pas hiteve të shumta, ajo është gati që më fund këtë vit të sjellë në treg albumin e saj të parë debutues.

Ava Max (Foto: Guido De Bortoli/Getty Images/Guliver)

“Heaven and hell” do të titullohet ky album, që përkthyer në shqip do të thotë “Parajsa dhe ferri”.

Lexo po ashtu Ava Max - shqiptarja e parë e nominuar sivjet në MTV Video Music Awards

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ndau me 1.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër, duke prezantuar kopertinën e albumit të ri.

“Unë kam qenë duke ëndërruar për këtë ditë për kaq shumë kohë dhe jam aq e emocionuar të ju njoftoj se albumi im debutues do të publikohet më 18 shtator! Ju keni qenë atje për mua në çdo hap të udhëtimit tim dhe unë nuk mund të pres që t’i ndaj këto këngë me ju. Zemra ime mund të shpërthejë…këto këngë së shpejti do të jenë tuajat. Para-blerjen e labumit mund ta bëni nga nesër! Ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

Sukseset nuk po i ndalen shqiptares 25-vjeçare, e cila pak ditë më parë ka arritur të nominohet për çmimin (Push Artist of the year (Artisti më debutues i vitit)”, në ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2020. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version