Telegrafi

Ava Max në emisionin italian e pranon se është shqiptare

Ava Max tashmë ka nisur të shndërrohet një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po bën një karrierë të suksesshme në Britani të Madhe dhe duket se jo vetëm kaq, pasi që po kërkohet edhe në shtetin italian.

Këngëtarja që në realitet quhet Ava Koçi bëri shumë bujë veçanërisht pas këngës së fundit “Sweet but a psycho”.

Së fundi, bukuroshja ishte mysafire speciale e televizionit Rai Uno, ku kishte një performancë të jashtëzakonshme.

Pas kësaj, biondina pati një bisedë më moderatorin Fabio Fazio, i cili theksoi se këngëtarja e njohur ka origjinë shqiptare dhe ajo e pohoi.

Lexo po ashtu Billboard intervistë me Ava Max: Imigrante që mësoi për orë të tëra anglisht, sot në maje të top listave - në albumin e ri këngë me motive shqiptare

“Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, iu drejtua moderatori teksa këngëtarja nuk ngurroi ta bëjë një gjë të tillë, “Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”.

Ndryshe, 23-vjeçare ka lindur më 16 shkurt të 1996-së në Wisconsin të SHBA-ve, me prindër emigrantë nga Shqipëria. /Telegrafi/