Telegrafi

Ava Max ndihet e privilegjuar që po krahasohet me Lady Gagan

Ava Max tashmë është bërë emër edhe në industrinë muzikore ndërkombëtare duke iu shtuar listës së këngëtareve shqiptare që janë bërë të famshme.

Këngëtarja që në realitet quhet Armanda Koçi u bë e famshme fillimisht me këngën “Sweet But Psycho” dhe më pas me këngë të tjera.

Shumëkush po e krahason me këngëtaren amerikane, Lady Gagan, dhe kjo po e bënë të ndihet e privilegjuar dhe kompliment.

“Ajo është një nga divat më të mëdha të kohës sonë dhe vazhdon të jetë”, tha 25-vjeçarja për Gay Times.

“Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Lady Gaga. Pra është kompliment i madh për mua”, është shprehur ajo.

Lexo po ashtu Ava Max me dy këngë në "Top 10-shen e këngëve më të mira POP" në Amerikë

Ajo më tutje bëri edhe një lidhje interesante duke thënë se është shqiptare, ndërsa Gaga ka prejardhje italiane.

“So Am I” është kënga e fundit që e ka publikuar bukuroshja jonë dhe deri më tani është shikuar mbi shtatë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/