Ava Max tashmë është bërë emër edhe në industrinë muzikore ndërkombëtare duke iu shtuar listës së këngëtareve shqiptare që janë bërë të famshme.
Këngëtarja që në realitet quhet Armanda Koçi u bë e famshme fillimisht me këngën “Sweet But Psycho” dhe më pas me këngë të tjera.
Shumëkush po e krahason me këngëtaren amerikane, Lady Gagan, dhe kjo po e bënë të ndihet e privilegjuar dhe kompliment.
“Ajo është një nga divat më të mëdha të kohës sonë dhe vazhdon të jetë”, tha 25-vjeçarja për Gay Times.
“Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Lady Gaga. Pra është kompliment i madh për mua”, është shprehur ajo.
Ajo më tutje bëri edhe një lidhje interesante duke thënë se është shqiptare, ndërsa Gaga ka prejardhje italiane.
“So Am I” është kënga e fundit që e ka publikuar bukuroshja jonë dhe deri më tani është shikuar mbi shtatë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/