Site icon Telegrafi

Ava Max merr pjesë për herë të parë në Met Gala, shkëlqen me paraqitjen e saj

Ava Max në Met Gala 2023 (Foto: Getty Images)

Të hënën është mbajtur ngjarja më e madhe vjetore në industrinë e modës.

Në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City, sivjet u mbajt ceremonia e famshme e modës me temën “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”.

Pjesë e mbrëmjes ka qenë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max.

Ava Max në Met Gala 2023 (Foto: Kevin Mazur/MG23/Getty Images for The Met Museum/Vogue)

Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria, e cila është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit “Diamonds & Dancefloors”, është dukur e mrekullueshme në këtë event.

Lexo po ashtu Nga Rita Ora, Dua Lipa e deri te Kim Kardashian - paraqitjet më të bukura në Met Gala 2023

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë dhe të gjatë, i cili ishte punuar nga marka e veshjeve “Christian Siriano”.

Ava Max në Met Gala 2023 (Foto: Christopher Polk/WWD via Getty Images)

Në disa fotografi të publikuara në Instagram, interpretuesja e hitit “Sweet But Psycho”, tha se u ndje e lumtur në debutimin e saj në Met Gala.

“Çfarë nderi të bëj një dedikim frymëzuesi i pabesueshëm Karl Lagerfelf për debutimin tim në Met Gala”, shkroi në mbishkrimin e fotografive në Instagram këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi.

Ava Max në Met Gala 2023 (Foto: Christopher Polk/WWD via Getty Images)

Në event të pranishme ishin edhe dy artistet tjera shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat gjithashtu shkëlqyen me dukjen e tyre. /Telegrafi/

Ava Max në Met Gala 2023 (Foto: Noam Galai/GA/The Hollywood Reporter via Getty Images)

 

Ava Max në Met Gala 2023 (Foto: Michael Buckner/Variety via Getty Images)

 

Ava Max në Met Gala 2023 (Foto: Kevin Mazur/MG23/Getty Images for The Met Museum/Vogue)

 

Ava Max në Met Gala 2023 (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue)

 

Ava Max në Met Gala 2023 (Foto: Theo Wargo/Getty Images for Karl Lagerfeld)

 

Ava Max në Met Gala 2023 (Foto: Theo Wargo/Getty Images for Karl Lagerfeld)
Exit mobile version