Site icon Telegrafi

Ava Max jep intervistën e parë në shqip, flet për origjinën dhe ushqimet tradicionale

Ava Max (Foto: Instagram)

Ava Max tashmë është njëra nga artistët me origjinë shqiptare që po korrë suksese të mëdha në Amerikë.

Ndonëse nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, ajo ka theksuar gjithnjë se është krenare për prejardhjen e saj.

Së fundmi, ajo ka dhënë intervistën e saj të parë për mediat shqiptare në emisionin “Ditë e Re” me Arjola Shehun.

Ava Max (Foto: YouTube)

E njëjta ka folur në gjuhën shqipe, duke treguar se babai i saj është nga Qeparoi dhe nëna nga Saranda.

“Po, babai im ka lindur në Qeparo, kurse mamaja ime ka lindur në Sarandë”, tha ajo.

Biondja po ashtu tregoi se këtë vit do vinte në Shqipëri, por për shkak të situatës me COVID-19 nuk mund të udhëtonte.

“Jam shumë entuziaste të vij në Shqipëri. E di, do të vija këtë vit, por ti e di me situatën e virusit nuk na lejohet të udhëtojmë në asnjë vend. Por vitin e ardhshëm me siguri. Kam shumë dëshirë të vij, kam familje që po na presin”, theksoi Ava Max.

Ava Max (Foto: YouTube)

Mes tjerash, krijuesja e hitit “Freaking Me Out” ka treguar se i pëlqejnë ushqimet shqiptare, sidomos byreku.

Ava thotë se është në pritje të bashkëpunimit të përfolur me artistet: Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

“Jam ende në pritje të bashkëpunimit. Duhet të ndodhë dhe të bëjmë një “Lady Marmalade” të re ose diçka të atillë. Është e mrekullueshme të shohësh që shumë vajza shqiptare po ja dalin mbanë në muzikë. Kam folur me Bebe Rexhën dhe Rita Orën. Mezi pres të takoj Dua Lipan pasi nuk e kam takuar akoma”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: YouTube)
Exit mobile version