Telegrafi

Ava Max fotografohet nga paparacët nën përqafimin e një mashkulli misterioz gjatë pushimeve në Hawaii

Ajo ka qenë e zënë duke xhiruar klipin e këngës së saj më të re “EveryTime I Cry”.

Por Ava Max bëri një pushim të merituar, ndërsa u pa duke shijuar motin e ngrohtë dhe detin në Hawaii, shkruan DailyMail.

Ylli i muzikës pop, 27-vjeçare shfaqi figurën e saj të bujshme trupore në një palë bikini të çuditshme ndërsa ecte nëpër rërë drejt një jahti luksoz me ekipin e saj të pushimeve.

Ndërsa ishte në jaht, Ava u pa me krahët e mbështjellë rreth një burri misterioz muskuloz i cili kishte duart mbi ijet e saj.

Ata vazhduan të notojnë nmë ujë, teksa mashkulli misterioz përqafonte këngëtaren me prejardhje shqiptare gjatë kohës sa ata ndodheshin në ujë.

Ajo përfundimisht u kthye drejt takimit të saj në plazh, edhe një herë duke u mbështjellë nën krahët e tij dhe duke e vendosur fytyrën pranë tij.

Për ditën e saj në ujë, Ava Max kishte veshur një palë bikini iinteresante të ngjyrës së kaltërt.

Ajo së pari u shfaq me një palë pantallona të shkurtra të bardha me grep, ndërsa më vonë i zhveshi ato pasi u zhyt në det.

Interpretuesja e hitit “My Head & My Heart” i kapi flokët e saj bionde në stilin topuz, teksa merrte rreze dielli.

Ava ishte e gjitha e buzëqeshur ndërsa ajo dhe grupi i saj i miqve hipën në një varkë që do t’i nxirrte në jahtin e ankoruar.

Pasi kaluan kohën e mjaftueshme të përqafimit në ujë, bukuroshi që e shoqëronte Ava Maxin, e ndihmoi atë që të ngjitej në shkallët e jahtit.

Ava u pa më pas me një pije në një filxhan të kuq, para se të vendoste të ecte përgjatë perimetrit të jahtit.

Flladi i fryu flokët e saj të gjatë bionde ndërsa bisedonte me persona të tjerë në jaht dhe lëshonte ca të qeshura. /Telegrafi/