Site icon Telegrafi

Ava Max duket provokuese në të kuqe gjatë një paraqitjeje në Poloni

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo numëron plot 2.7 milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ndan thuajse çdo ditë me fansat momente nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” publikoi disa fotografi të reja për ndjekësit, nga paraqitja e saj e fundit në një koncert në Poloni.

Foto: Ava Max/Instagram

Ajo kishte veshur një kostum fit në ngjyrë të kuqe me prerje të shumta, i cili vinte në pah linjat atraktive trupore të saj.

Foto: Ava Max/Instagram

28-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria dukej mjaft provokuese në këto imazhe, në të cilat u komplimentua në masë të madhe nga ata që e ndjekin.

Lexo po ashtu Rita Ora po sjell bashkëpunim me shqiptaren tjetër të famshme Ava Max

Ava Max përndryshe është duke vazhduar të shijojë suksesin e këngës së saj, “Maybe you’re the problem”, të cilën e publikoi muaj më parë.

Foto: Ava Max/Instagram

Ajo ka tashmë një numër të madh këngësh të publikuara në tregun internacional, shumica prej të cilave kanë qenë hite absolute ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/Instagram

 

Foto: Ava Max/Instagram

 

Foto: Ava Max/Instagram

 

Foto: Ava Max/Instagram

 

Foto: Ava Max/Instagram

 

Foto: Ava Max/Instagram

 

Foto: Ava Max/Instagram
Exit mobile version