Ajo ka arritur që për një kohë të shkurtër të shndërrohet në një nga yjet ndërkombëtare.
Fjala është për artisten me prejardhje shqiptare, Ava Max, e cila tashmë po kryeson çdo tabelë me projektet e hitet që ka sjellë.
Biondja, e cila në Instagram numëron mbi dy milionë ndjekës, publikon edhe imazhe e video të ndryshme.
Ajo së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive të cilat siç bën të ditur i ka realizuar në Kaliforni.
Krijuesja e hitit “Who Am I” duket me plot stil e veshur shumëngjyrëshe, me një çantë rozë këmishë të bardhë, triko po ashtu rozë e pantallona të gjera të përzier.
Dukjen po ashtu e kompletoi me një grim më të lehtë e me një palë syze të zeza.
Komplimentet krahas imazheve nuk kanë munguar as nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet social.
Ava këto ditë kishte dhënë një intervistë ku ka treguar më shumë për historinë e familjes së saj, shpërnguljen nga Shqipëria në Francë e mes tjerash edhe fillimet në Amerikë. /Telegrafi/