Telegrafi

Ava Max dhe Tiësto vijnë në bashkëpunim, publikojnë ‘trailerin’ e klipit të ri “The Motto”

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është gati të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor .

Ajo ka bashkëpunuar me DJ-në e famshëm botëror, Tiësto, në një këngë e cila quhet “The Motto”.

Kënga do të publikohet nesër (e enjte) me klip, ndërsa artistja me prejardhje nga Shqipëri ndau me ndjekësit e saj në Instagram ‘trailer’-in e klipit.

Klipi duket të jetë mjaft i veçantë, në të cilin Ava Max dhe Tiësto do të vijnë me një performancë interesante të këngës së tyre më të re.

Tiësto është një nga DJ-të më të njohur ndërkombëtarë, për të cilin nuk është hera e parë që bashkëpunon me një këngëtare shqiptare.

Në vitin 2019, ai realizoi një bashkëpunim shumë interesant me Rita Orën dhe Jonas Blue, të quajtur “Ritual” – një këngë e cila rezultoi mjaft e suksesshme dhe një hit absolut i atij viti. /Telegrafi/