Telegrafi

Ava Max befason me dukjen e re, vjen me flokë ngjyrë portokalli

Këngëtarja shqiptare e cila tashmë ka bërë bujë edhe në botë, Ava Max, vetëm pak ditë më parë njoftoi fansat se është në përgatitje të këngës së re.

Krahas projektit të ri, artistja e njohur po vazhdon t’i mbajë aktiv fansat me publikimin e postimeve të ndryshme.

Këtë herë, biondja ka prezantuar ndryshimin e ri që ka bërë në dukje teksa ka befasuar fansat e saj.

Ava Max (Foto: Instagram)

Ajo vjen me flokë ngjyrë portokalli dhe kjo pamje e re ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve.

Lexo po ashtu Kylie Jenner, Ava Max, Cardi B, Rihanna dhe Stanaj i bashkohen fushatës “Black Lives Matter” pas vrasjes së George Floyd

Ndërkohë, komentet kanë qenë të ndryshme që ka pranuar nga ndjekësit në Instagram, duke qenë se numëron mbi 1.3 milion njerëz.

Si shumë nga të famshmit, edhe Ava Max i është bashkuar nismës “Black Lives Matter” pas vdekjes së George Floyd, në mbrojtje të njerëzve me njgyrë.

Floyd vdiq në fund të muajit maj pasi një oficer i policisë ia vuri gjurin në qafë për afro tetë minuta. /Telegrafi/