Site icon Telegrafi

Ava Max bashkëpunon me grupin NCT 127 për këngën e re

Ava Max (Foto: Instagram/avamax)

Këngëtarja e re shqiptare e cila po korr suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar, Ava Max, po vazhdon të jetë një emër mjaft i komentuar.

E njëjta është tejet aktive edhe në muzikë, projektet e të cilës kanë mbledhur miliona klikime në platformat e ndryshme muzikore.

Bukuroshja 25-vjeçare ka bërë të ditur se nesër (e enjte) lanson një version të ri të hitit të saj “So Am I”, në bashkëpunim me grupin e famshëm NCT 127 nga Koreja e Jugut.

“Nesër”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos së ndarë me ndjekësit në Instagram.

Ky projekt është pritur shumë mirë nga fansat e saj, dhe në vetëm pak ditë ka kaluar mbi 60 milionë klikime në YouTube.

Lexo po ashtu "So Am I", kënga që shënon një tjetër sukses të Ava Max

Kujtojmë që Amanda Koci është e lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Exit mobile version