Ava Max është një prej artisteve shqiptare me të suksesshme ndërkombëtarisht.
Ylli i muzikës ka sjell së fundi projektin e ri muzikor “The Motto”, në bashkëpunim me DJ e njohur, Tiësto.
Bashkëpunimi i dyshes po pritet mirë nga fansat e tyre që në ditët e para të lansimit, duke e kthyer një prej këngëve të dëgjuara në platformë të ndryshme.
Vetëm në platformën Spotify, kënga “The Motto”, ka grumbulluar 10 milionë dëgjime në javën e parë të lansimit.
Përveç kësaj, “The Motto” është bërë kënga e 35-të më e dëgjuar në këtë platformë e Amanda Kocit (emri i plotë).
Lajmin e ka bërë të ditur, vet artistja 27-vjeçare përmes një InstaStory, e cila ka shpërndarë një postim nga një faqe e fansave të saj.
Ndërkohë, në kanalin YouTube, videoklipi ka arrit mbi 5.9 milionë klikime. /Telegrafi/