Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informon se do të ketë kontrolle të përforcuara tek operatorët e ushqimit, të cilët prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë dhe shesin ushqimin, në prag të festës së Pashkëve.
Në kontrolle do të përfshihen markete, objekte hotelierike, shitoret e specializuara për vezë, si dhe mishtoret dhe tregjet e gjelbra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të kontrollohet nëse dhe sa operatorët e ushqimit i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për siguri në ushqim, sa i përket ruajtjes, mirëmbajtjes, si dhe kufizimit të ushqimit në pajtim me rregullat e caktuara të Ligjit për siguri në ushqim”, thonë nga AUV.
Ata thonë se do të kontrollojnë edhe sigurinë e ngjyrës së vezëve.
Ndryshe, Dita e Pashkëve është ditë jo pune në Maqedoni për pjesëtarët e komunitetit krishter në Maqedoni./Telegrafi/