Telegrafi

AUV: Rriten kontrollet për mishin nga Brazili

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka përforcuar kontrollet për siguri dhe cilësi të mishit me prejardhje nga Brazili, për shkak të aferës se qeveria e atjeshme ka dhënë leje për shitjen e mishim të pasigurtë dhe të prishur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AUV, janë forcuar edhe kontrollet në shitjen e brendshme për çdo dërgesë nga Brazili, sidomos për mishin që arrinë i papërpunuar.

“Për shkak se hetimet në Brazil janë në vazhdë, për edhe për shkak të faktit se Bashkimi Evropian, nuk ka sjellur ndalesë për blerjen e mishit nga ky vend, për momentin nuk ka vendim për të ndaluar importin e mishit nga Brazili”, theksojnë nga AUV.

Sipas AUV, BE-ja së shpejti do të dërgojë ekspertët e tyre në Brazil të cilët do të kryejnë kontrolle dhe do të vlerësojnë gjendjen e sektorit të mishit dhe pas vlerësimit të tyre do të vendos edhe Maqedoni./Telegrafi/